Friday, November 30, 2012

MEDIA BRENDA SHKOLLES - JERONIM DE RADA




Sot informacioni merret nga burime të ndryshme, por tek ne duhet te vijë i duhuri”- kështu u shprehën nxënësit e klasave të nënta të shkollës “Jeronim De Rada”, pas prezantimit të dokumentarit “ Pendese pa kthim” nga Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit.


Adoleshentët shfaqin mjaft interes për temat që lidhen me marëdhëniet seksuale e sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Gjatë komunikimit me ta bie në sy lirshmëria në komunikim ndonëse i etiketojnë “tabu” diskutimet e gjera për këto  çështje sidomos me prindërit.



Informacion kemi por gjithsesi këto tema mbeten akoma tabu në vendin tonë. Ne jemi në dijeni të lidhjeve në moshën tonë dhe duam të sillemi sa më kujdesshëm” -thanë nxënësit. Përgjithësisht tentojnë të mos rrëfejnë për historitë e tyre personale.

Ajo që ra në sy gjatë prezantimit të projektit “Media Brenda Shkollës” ishte interesi i tyre për faqet online dhe blogjet cka tregon se informimi më intensiv është me botën e internetit.

Të rinjve të sotëm u vërshon informacioni për gjithçka, por mesazhi më i drejtë që ata përcjellin është se u takon të rriturve të selektojnë atë që vërtet u duhet. Mësuesit e shkollës pranuan se përpiqen t'u përgjigjen të gjitha pyetjeve të tyre, por sensibilizimi është i domosdoshëm edhe nga familja e mjetet e informimit publik .

LGSH & AMSHC

1 comment:

  1. Më diagnostikuan me rezervë të dobët ovariane dhe me një prognozë shumë të keqe për të pasur një fëmijë me vezët e mia. Madje më dhanë mundësinë të merrja në konsideratë vezët e donatorëve. Kjo ndodhi rreth korrikut 2022. U ndjeva absolutisht e shkatërruar nga lajmi dhe organizova një fertilizim in vitro për nëntor 2024, por edhe ky proces dështoi. Duke qenë se nuk kisha asgjë për të humbur, kontaktova Dr. Agbazara-n që takova në internet dhe ai më dërgoi produktin e tij bimor. Besojeni ose jo... brenda pak javësh pas ndihmës së tij, jam shtatzënë. Kontaktojeni sot për çdo lloj problemi dhe jini të lumtura si unë nëpërmjet 📧email-it në: ( agbazara@gmail.com ) Ose nëpërmjet Whatsapp +2348104102662

    ReplyDelete