Sherbimi Psikosocial QSUT
Adoleshenca është një periudhë kalimi nga fëmijëria tek mosha e pjekurisë. Gjithësecili gjatë adoleshencës ndeshet me probleme që kanë lidhje me seksin, identitetin, vetëdijen, kontrollet e prindërve, etj. Kjo periudhë është plot kundërshti, dhe pikërisht në këtë moshë vendoset një lloj ekuilibri përjashtues ose përfshirës në probleme dhe konflikte të ndryshme.
Adoleshentët shpesh shfaqin shenja të mos pranimit të kontrollit nga ana e prindërve ose të të rriturve të tjerë. Faktin që ata po i largohen familjes tregon që ata kanë nevojë për të krijuar identitetin e tyre dhe për të qënë të pavarur larg kontrollit e mbikëqyrjes së prindërve e të rriturve të tjerë. Kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë nevojë për mbështetjen e prindërve, por kjo është një thirrje për një vëmendje tjetër ndaj tyre, pasi ata nuk janë më si më parë. Ata kanë nevojë për dikë që ti informojë dhe ti mësojë se si ti gëzohen jetës që po jetojnë dhe cili është çelësi i suksesit për tu përshtatur dhe përballuar problemet dhe rreziqet, dhe për të kanalizuar të gjitha energjitë dhe forcat drejt zgjedhjes më të mirë e më të sigurt për të ardhmen e tyre.
Koha që kalojnë prindërit me fëmijët do të përcaktojë atë se çfarë fëmijët do të mësojnë, çfarë do të ketë kuptim për ata, si dhe kush janë ata.
Adoleshenca është një periudhë shumë e rëndësishme, në jetën e një individi për zhvillimin e seksualitetit të tij, për përcaktimin e identitetit seksual, për zgjedhjen e një mënyre të të jetuarit të këtij seksualiteti.
Adoleshenca është një periudhë shumë e rëndësishme, në jetën e një individi për zhvillimin e seksualitetit të tij, për përcaktimin e identitetit seksual, për zgjedhjen e një mënyre të të jetuarit të këtij seksualiteti.
Për prindin është shumë e vështirë të pranojë dhe ta besojë që fëmija i tij adoleshent të ketë raporte seksuale me një femër, apo mashkull të së njëjtës moshë. Në të shumtën e rasteve ata e konsiderojnë të panevojshëm diskutimin për tema të tilla, ashtu siç e konsiderojnë të tepruar dhënien e informacioneve për aktivitetin seksual, apo mbrojtjen gjatë tij. Duket sikur ata duan të qëndrojnë jashtë gjithë këtyre problemeve, me shpresën që të mos marrin vesh “ndonjë gjë të keqe për fëmijën e tyre. Në këtë mënyrë ata ndjehen të qetë dhe nuk mendojnë se mund të ndodhin gjëra të tilla në familjen e tyre.
Ndërkohë që vetë adoleshentët shprehen se kanë shumë nevojë për informacione në lidhje me seksualitetin, duke qenë se edhe përballja me probleme dhe rreziqe të ndryshme si HIV/AIDS, Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme është shumë më e madhe. Fakti që familja e shikon të panevojshme dhënien e informacioneve të tilla bën që të vështirësohet komunikimi dhe atëherë bëhet akoma më e vështirë që adoleshentët të diskutojnë me prindërit për eksperiencat e tyre seksuale. Kështu ata i drejtohen bashkëmoshatarëve, duke u përfshirë në rrjete të sigurta ose jo të sigurta të informacionit.
Përgjithësisht shumica e prindërve që e mendojnë si të papranueshëm faktin që fëmija i tyre mund të ketë një marrëdhënie intime, mendojnë edhe që kjo marrëdhënie intime nuk mund të shtyhet deri në raporte seskuale. Ata i konsiderojnë fëmijët adoleshentë si jo të gatshëm dhe akoma të “vegjël” për të patur një eksperiencë të tillë. Ata mendojnë që marrëdhënia intime mund të jetë thjesht një marrëdhënie, në të cilën adoleshentët mund të shoqërohen pa praninë e të tjerëve, të konsumojnë me njëri-tjetrin biseda që nuk i konsumojnë dot me persona të tjerë, gjatë së cilës mund edhe të shkëmbejnë puthje romantike por jo më shumë se kaq.
Ndërkohë që një pjesë e prindërve të adoleshentëve pranojnë që fëmija i tyre mund të jetë i përfshirë në një lidhje intime. Gjithësesi në brendësi për ta mund të jetë diçka e paimagjinueshme që fëmija i tij 15, 16 vjeç, të mos jetë më i virgjër, që këtë virgjëri t’a ketë humbur në shtëpinë e një shoqeje, apo shoku kur kanë vajtur për të festuar një ditëlindje.
Megjithëse këto janë larg imagjinatës së prindit dhe ata nuk mund të bëjë asgjë për t’a kontrolluar dhe aq më pak ndaluar një gjë të tillë, ata preferojnë t’a pranojnë në parim një diçka të tillë, duke mos dashur të mendojnë më thellë për ato që mund ose s’mund të bëjë adoleshenti.
Seksualiteti në adoleshencë është një nga eksperiencat më unike dhe të papërsëritshme. Askush nuk mund të të tregojë eksperiencën e tij dhe të të thotë që edhe të tjerat do të jenë të ngjashme me të.
Gjithësecili, djalë apo vajzë duhet të jetë i lirë ta kuptojë, ta jetojë dhe ta përjetojë në mënyrën më individuale seksualitetin e tij/saj. Ne thjeshtë duhet ta orintojmë dhe informojmë drejtë, në atë se çfarë ata dëshirojnë.
No comments:
Post a Comment