Lidhja e Gazatareve te Shendetit ne shkolla te ndryshme ne vend me projektin "Media Brenda Shkolles"
Lidhja e Gazetarëve të Shendetit. Projekti:"Media Brenda Shkolles". Me mbeshtetjen e AMSHC-se, projekti “Media brenda Shkollës”, kërkon të informojë dhe sensibilizojë të rinjtë e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve mbi rriskun nga niveli I ulët I perdorimit të metodave kontraceptive e për rrejdhojë edhe të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Wednesday, March 27, 2013
Media Brenda Shkolles- Momente Pune
Lidhja e Gazatareve te Shendetit ne shkolla te ndryshme ne vend me projektin "Media Brenda Shkolles"
Sunday, January 6, 2013
Media Brenda Sholles "Hydajet Lezha" , Lezhe
Media Brenda Shkolles ne rrugetimin e saj jashte Tirane , u ndal ne qytetin e Lezhes, ne gjimnazin e vetem te
qytetit Hydajet Lezha . Atje grupi i gazetareve ne kuader te projektit qe
mbeshtet nga Agjencia per Mbrojtjen e Shoqerise Civile zhvilloi nje ore te hapur mbi tematiken qe ofron Media Brenda Shkolles, projekt qe
ka si synim ndergjegjesimin e adoleshenteve dhe te rinjve ne lidhje me
semundjet seksualisht te transmetueshme, kontracepsionin dhe abortin.
Ky projekt mori nje vemendje te fokusuar nga
nxenesit e vitit te dyte te kesaj shkolle, te cilet pervec se ndoqen me interes
dokumentarin e pergatitur nga grupi i gazetareve te shendetesise, u perfshine
edhe ne debate e diskutime ne lidhje me raportet ndermjet djemve dhe vajzave ne
adoleshence.Nxenesit e kesaj shkolle pohuan se informacionin e marrin kryesisht
nga interneti, nga shoket ose motrat dhe vellezerit me te rritur , fushatat e
ndryshme dhe shume pak nga prinderit . Kontaktet me mjekun e familjes jane
inekzistente ndersa mjeku I shkolles
eshte pak larg mentalitetit te tyre
per t’u bere strehez per biseda intime.
Mesuesit qe moren pjese ne kete aktivitet pohuan se
problemet vijne ne me te shumten e rasteve nga mungesa e konsolidimit te
raporteve “prinder-femi”, te cilat lene shume per te deshiruar ne drejtim te
konsumimit te bisedave rreth ketyre temave.Sipas tyre as prinderit dhe as te
rinjte nuk arrijne te kene nje bashkebisedim normal ne kete drejtim per shkak te tabuve qe
ekzistojne.
Media Brenda Shkolles, percolli tek ata informacion
te bollshem si nepermjet dokumentarit ashtu edhe nepermjet zerit te
specialisteve te shendetit publik. Ai u be pjese e rreth 50 nxenesve qe moren
pjese ne aktivitetin e organizuar nga Lidhja e Gazetareve te Shendetit dhe
Drejtoria e kesaj shkolle.
Falenderime per drejtuesit dhe stafin pedagogjik te gjimnazit Hydajet Lezha ne Lezhe.
Lidhja e Gazetareve te Shendetit & Agjencia Per Mbrojtjen e Shoqerise Civile
MEDIA BRENDA SHKOLLES - "SHEJNAZE JUKA" , SHKODER
Media Brenda Shkolles ishte ne Dhjetor ne qytetin verior te Shkodres. Atje grupi i gazetareve zgjodhi gjimnazin e gjuheve te huaja Shejnaze Juka , per te prezantuar projektin qe mbeshtetet nga Agjencia per Mbrojtjen e Shoqerise civile. Ky projekt mori nje vemendje te larte nga nxenesit e vitit te pare te kesaj shkolle, te cilet pervec se ndoqen me interes dokumentarin e pergatitur nga grupi i gazetareve te shendetesise, u perfshine edhe ne debate e diskutime ne lidhje me raportet ndermjet djemve dhe vajzave ne adoleshence.Nxenesit e kesaj shkolle pohuan se informacionin e marrin kryesisht nga interneti, fushatat e ndryshme dhe shume pak nga prinderit . Kontaktet me mjekun e familjes pothuajse nuk ekzistojne ndersa shkollat ne kete qytet nuk kane nje mjek te punuar ku ata mund te drejtohen per cdo problem, dileme, apo edhe bisede informuese.
Media Brenda Shkolles, percolli tek ata informacion te bollshem si nepermjet dokumentarit ashtu edhe nepermjet zerit te specialisteve te shendetit publik. Ai u be pjese e rreth 50 nxnesve qe moren pjese ne aktivitetin e organizuar nga Lidhja e Gazetareve te Shendetit dhe Drejtoria e kesaj shkolle.
Falenderime per drejtuesit dhe stafin pedagogjik te gjimnazit Shejnaze Juka .
LIDHJA E GAZETAREVE TE SHENDETIT
&
AGJENCIA PER MBROJTJEN E SHOQERISE CIVILE.
Subscribe to:
Posts (Atom)