Trupi i një femre ndryshon nga lindja deri në një moment që ështe gati
për tu bërë nënë. Ky moment finalizohet me ardhjen e zakoneve/periodave apo
menstruacionet. Kjo mund të jetë një gjë e frikshme por nëse ju jeni të mirëinformuara
dhe të përgatitura, mund të lini çdo frikë mënjanë rreth menstruacioneve.
Shpesh në jetën e përditshme ne dëgjojmë të flitet për to me emra të
ndryshëm si; “cikli”, “mujoret”, “ato”, “tezet”, “menset”, ‘krushkat”, etj, por ne e dimë fare
mirë që është fjala për periodat.
Emri mjekësor që përdoret për periodat është mensturacion.
Periudha e menstruacionit tuaj të parë është quajtur menarka.
Menarka është një stad i rëndësishëm në jetën e një vajze të re të cilën çdo
femër e kalon në jetë. Kjo mund të jetë interesante, e frikshme, dhe çdo femër
mund ta ndiejë në mënyra të ndryshme kur kjo ndodh. Por sido që të ndiheni,
fillimi i mensturacioneve është shënja që ju keni kaluar nga adoleshenca në
moshën e gruas. Kjo nuk do të thotë që ju tani jeni me e vjetër por që trupi
juaj është tani i përgatitur fizikisht për të patur një fëmijë. Megjithëse
shumë njerëz sot, e shohin menarkën si një stad të rëndësishëm në jetën e një
vajzë të re.
Ju mund ta vini re si një pikë gjaku në të brendshmet tuaja kur ju
shkoni në banjë ose kur ndëroni të brendshmet. Kjo pikë gjaku duket kafe e
errët ose e kuqe e shkëlqyshme, kështu që mos u shqetësoni nëse nuk është
ngjyra që ju prisnit. Që nga ky moment e tutje ju do të keni një cikël
menstrual karakteristik, sipas trupit tuaj.
Çdo grua ka ciklin e vet individual menstrual që zakonisht është nga 21
në 40 ditë. Çdo menstruacion zgjat nga 3 deri 7 ditë. Në fillim mensturacionet
mund të mos vinë rregullish çdo muaj dhe kjo mund të zgjasë deri 2 vjet sa të
normalizohen mensturacionet.
Mosha e menarkës
Menarka zakonisht ndodh rreth 2 vjet mbas zhvillimit të gjëndrave të
gjoksit tek një vajzë dhe 4 deri 6 muaj mbas rritjes së qimeve në regjonin
pubik dhe nën sqetull. Mosha e menarkës ndryshon nga një kontinent në tjetrin
dhe është rreth 12-13 vjeç. Çdo vit edhe më tepër pjekuria seksuale dhe
rrjedhimisht menarka po spostohet drejt moshave më të vogla. Kështu që mos u
shqetësoni nëse mensturacionet vinë midis moshës 9-16 vjeç.
Janë shumë faktorë që ndikojnë në moshën e menarkës. Vajza prej vëndeve
dhe racave të ndryshme kanë një nivel zhvillimi të ndryshëm. Ju mund të dëgjoni
se shoqet tuaja kanë menstruacione dhe ju jo. Ju mund të jeni të shqetësuara se
diçka mund të jetë gabim me ju. Qëndroni të sigurta se çdo vajzë zhvillon
menstruacionet me rritëm të ndryshëm. Por, nëse ju nuk keni menarkë deri 15-16
vjeç duhet të shkoni tek mjeku për të përcaktuar nëse ka ndonjë problem. Shumë
vajza të cilat janë nën peshë ose të nënushqyera, mund të kenë perioda me
vonesë.
Shenjat e menarkës
Ju mund të ndjeni disa
shënja kur ju vinë periodat tuaja të para. Ju mund të ndiheni të fryra ose nuk
ndieheni rehat, mund të keni dhimbje koke të lehta, dhimbje mesi, ose këmbësh
për pak orë ose ditë. Shënja më e zakonëshme në ditët e para të periodave është
dhimbja e barkut e ngjashme me dhimbjen e stomakut. Në këtë rast mund të merrni
një medikament për këto dhimbje. Ju mund të keni ndryshime emocionale përpara
mensturacioneve. Mund të ndiheni të tensionuara, të mërzitura të nxehura, për
shkak të çlirimit të hormoneve. Mos u mërzitni kalojnë shpejt.
Rite-Zakone lidhur me menarkën
Çdo popull reagon ndaj menarkës në mënyra të ndryshme. Disa kultura e
pranojnë menarkën si një moment të rëndësishëm në jetën e vajzave dhe e
festojnë atë për të mirëpritur vajzën në botën e moshës së gruas. Disa të tjerë
e shohin menarkën vetëm si një ndodhi e parëndësishme në jetën e vajzës.
Historikisht menarka është festuar me rituale të detajuara. Grekët e
lashte perzienin drithërat-misër e grurë me gjak menstrual për të festuar
ardhjen e mensturacioneve të vajzës. Indianët i mbyllnin brënda vajzat e tyre
gjate menarkës duke i mirepritur ato me ceremoni, 5 ditë me vonë, si gra. Sot
gjithmonë e më tepër, shumë e më shumë nëna kanë filluar të krijojnë ritualet e
tyre të personalizuara për menarkën duke përdorur muzikë, zbukurime, lule, dhe
vallzime, për të festuar kalimin e vajzave të tyre nga periudha e vajzërisë në
atë të gruas.
Madje ka edhe idera të pazakonta si psh “Muzeu i mensturacioneve”. Në
një zone të Amerikës është hapur një muze me një subjekt të pazakontë “Muzeu i
menstruacioneve” që i kushtohet ritualeve dhe kulturës së menstruacioneve.
Muzeu është i hapur për publikun qysh nga 1994 dhe vizitorët mund të shohin
ekspozita që tregojnë histori të veshjeve speciale të menstruacioneve, lines që
përdoren gjatë mensturacioneve, të brëndshme, tampone e shumë gjëra të tjera.
LGSH & AMSHC
No comments:
Post a Comment