Është jo vetëm kuriozitet por edhe dëshirë për të mësuar,
ajo çka gjimazistëve të shkollës “Sinan Tafaj” dhe atyre të gjimazit “Qemal Stafa” në Tiranë, u lexohej
qartë në çdo pyetje që bënin në lidhje me sëmundjet seksualisht të transmetueshme
dhe Abortin.
Projekti më I ri Lidhjes se Gazetarëve të Shëndetit Publik, “Media Brenda Shkollës”, mblodhi
rreth 150 gjimnazistë në auditoret e këtyre shkollave, duke shënuar jo vetëm çeljen
e një projekti ambicioz që mbështetet nga Agjencia Për Mbrojtjen e Shoqërisë
Civile, por edhe nisjen e një serie të gjatë komunikimesh shumë frytdhënëse për
të dyja palët, si për gazetarët e Lidhjes ashtu edhe për nxënësit dhe gjimnazistët
e kryeqytetit
Në përmbajtje të këtij dokumentari paraqitet historia personale e dy të rinjve që kanë përjetuar dramën e abortit dhe prekjes nga virusi Hiv/Aids.
Mesazhet e këtyre dy të rinjve , bashkëshoqërohen me një analizë të detajuar nga ekspertë të fushës si drejtoresha e maternitetit “Koço Glozheni” Rubena Mojsiu, psikologia Lira Gjika si dhe shefja e Departamentit të Semundjeve Infektive në ISHP Silva Bino.
Rrëfimet personale të personazheve në dokumentar mbërthyen
vëmëndjen e të gjithë gjimanzistëve të cilët
jo vetëm prekën nga afër këtë dramë njerëzore por ballafaquan aty dhe realitetin
e jetës që vetë ata jetojnë.
Asistenca e specialistes së Institutit të Shëndetit
Publik, zj.Lumturi Mërkuri dhe specialistes
së Autoritetit Shëndetësor Rajonal,Vojsava Sulçe, mundësuar nga LGSH, hapi pas transmetimit të këtij dokumentari një
seancë me pyetje shumëplanëshe nga ana e gjimnazistëve.
Disa prej tyre ishin:
- Sa mundësi ka të mbetesh shtatzanë që në kontaktin e parë seksual?
- · Çfarë ndodh nëse përdoret shpesh pilula e emergjencës?
- · Si ka mundësi që personazhi në dokumentar nuk e kishte infektuar bashkëshorten me vrusin Hiv Aids?
- · Sa e realizueshme është ëndrra e personazhit në dokumentar për të patur një fëmi të tijin të painfektuar?
- · Cilat janë mëtodat kontraceptive me mbrojtje maksimale dhe pa efekte anësore?
Këto dhe të tjera pyetje morën përgjigje të
zgjeruara nga specialistet Lumturi Mërkuri dhe Vojsava Sulçe, duke përmbushur kështu
çdo pasaktësi informative në djeninë e këtyre nxënësve dhe duke injektuar tek
ata një vetdije të shtuar për çdo veprim me natyre abuzive në shëndetin e tyre.
“Të
dashuroni shëndetshëm!”-ishte kjo kryefjala e të gjitha
mesazheve dhe sqarimeve që specialistet përcollen në të gjitha përgjigjet e
pyetjeve duke ju bërë me dije të rinjve se liritë dhe kënaqësitë e moshës,mund
të kthehen në një kërcënim serioz për jetën nëse nuk meren masa mbrojtëse në çdo
mardhënie seksuale.
Gjimazistët u njohën me broshurart që Lidhja e
Gazetarëve të Shëndetit kishin përgatitur për Sëmundjet Seksualisht të
transmetueshme dhe Abortin si dhe u pajisën me numrin e parë të revistës ,mundësuar
falë mbështetjes së Agjencisë për Mbrojtjen e Shoqërisë Civile.
Projekti “Media Brenda Shkollës” synon të
përçojë
tek të rinjtë informacionin e saktë dhe
zhvillimin e aftesive të të menduarit seriozisht për të mbajtur qëndrime pozitive
në mbarëvajtjen e jetës së tyre.
Porjekti është
jo fitim prurës; ka partner Institutin e Shëndetit Publik, Bashkinë e Tiranës
dhe mbështetet nga Agjencina për Mbështetjen e Shoqërisë civile.
No comments:
Post a Comment