Ndryshe nga
nxënësit e shkollave të mesme, në
arsimin 9-vjeçar ata janë ende të lidhur
me familjen e shkollën për sa I përket marrjes së informacionit për metodat kontraceptive
dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Në këtë konkluzion arritëm pas kontaktit me ta në prezantimin e
projektit “Media Brenda Shkollës" i cili po zhvillohet keto dite ne shkollat 9-vjecare dhe te mesme te Tiranes fale mbeshtetjes se Agjencise se Mbrojtjes se Shoqerise Civile.
Nxënësit e
klasave te nënta të shkollës “Emin
Duraku” pohuan se lidhjet sentimentale
ne moshen e tyre jane prezente,por nuk
kalojnë në kontakte fizike. Ata I cilësuan
lidhje “eksperimentale” me aq sa u lejon mosha. Nxënësit u shprehën gjithashtu se kanë frikë
nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme
dhe kërkojnë vazhdimisht informacion për tu mbrojtur prej tyre. Pjesa më e madhe e tyre nuk ishte dakord që të kryheshin marëdhënie në moshën 13-14 vjeçare. “Jemi akoma të pa
rritur mirë dhe na dëmtojnë marëdhëniet seksuale në këtë moshe”,u shprehën nxënësit
Ora e
biologjisë është ora edukative ku nxënësit marrin njohuri në lidhje me metodat e planifikimit familjar, marëdhëniet
seksuale apo sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Nxënësit treguan interes
për informacionin që u jepet nga mësuesit. Mënyra të tjera të informimit për
sjelljet e rrezikshme të adoleshenteve, nga sa pohuan ata janë interneti dhe familja.
Pas
prezantimit të dokumentarit “Pendese pa kthim” vetë mësuesit e shkollës I quajtën iniiativa të tilla të nevojshme në mënyrë
që informacioni për nxënësit të jetë sa me interaaktiv dhe të ofrohet nga
burime të besueshme sic janë gazetarët e specializuar. Ata u shprehën se në arsimin 9-vjecare shkolla I jep prioritet
edukimit të nxënësve në lidhje me marëdhëniet seksuale dhe tabutë që kanë
egzistuar deri tani janë kapërcyer.
LGSH & AMSHC
No comments:
Post a Comment