Adoleshentët shfaqin mjaft interes për temat që lidhen me marëdhëniet seksuale e sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Gjatë komunikimit me ta bie në sy lirshmëria në komunikim ndonëse i etiketojnë “tabu” diskutimet e gjera për këto çështje sidomos me prindërit.
“ Informacion kemi por gjithsesi këto tema mbeten akoma tabu në vendin tonë. Ne jemi në dijeni të lidhjeve në moshën tonë dhe duam të sillemi sa më kujdesshëm” -thanë nxënësit. Përgjithësisht tentojnë të mos rrëfejnë për historitë e tyre personale.
Ajo që ra në sy gjatë prezantimit të projektit “Media Brenda Shkollës” ishte interesi i tyre për faqet online dhe blogjet cka tregon se informimi më intensiv është me botën e internetit.
LGSH & AMSHC
No comments:
Post a Comment