Sherbimi Psikosocial QSUT
Adoleshenca është një periudhë kalimi nga fëmijëria tek mosha e pjekurisë. Gjithësecili gjatë adoleshencës ndeshet me probleme që kanë lidhje me seksin, identitetin, vetëdijen, kontrollet e prindërve, etj. Kjo periudhë është plot kundërshti, dhe pikërisht në këtë moshë vendoset një lloj ekuilibri përjashtues ose përfshirës në probleme dhe konflikte të ndryshme.
Koha që kalojnë prindërit me fëmijët do të përcaktojë atë se çfarë fëmijët do të mësojnë, çfarë do të ketë kuptim për ata, si dhe kush janë ata.
Adoleshenca është një periudhë shumë e rëndësishme, në jetën e një individi për zhvillimin e seksualitetit të tij, për përcaktimin e identitetit seksual, për zgjedhjen e një mënyre të të jetuarit të këtij seksualiteti.
Adoleshenca është një periudhë shumë e rëndësishme, në jetën e një individi për zhvillimin e seksualitetit të tij, për përcaktimin e identitetit seksual, për zgjedhjen e një mënyre të të jetuarit të këtij seksualiteti.
Për prindin është shumë e vështirë të pranojë dhe ta besojë që fëmija i tij adoleshent të ketë raporte seksuale me një femër, apo mashkull të së njëjtës moshë. Në të shumtën e rasteve ata e konsiderojnë të panevojshëm diskutimin për tema të tilla, ashtu siç e konsiderojnë të tepruar dhënien e informacioneve për aktivitetin seksual, apo mbrojtjen gjatë tij. Duket sikur ata duan të qëndrojnë jashtë gjithë këtyre problemeve, me shpresën që të mos marrin vesh “ndonjë gjë të keqe për fëmijën e tyre. Në këtë mënyrë ata ndjehen të qetë dhe nuk mendojnë se mund të ndodhin gjëra të tilla në familjen e tyre.
Ndërkohë që vetë adoleshentët shprehen se kanë shumë nevojë për informacione në lidhje me seksualitetin, duke qenë se edhe përballja me probleme dhe rreziqe të ndryshme si HIV/AIDS, Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme është shumë më e madhe. Fakti që familja e shikon të panevojshme dhënien e informacioneve të tilla bën që të vështirësohet komunikimi dhe atëherë bëhet akoma më e vështirë që adoleshentët të diskutojnë me prindërit për eksperiencat e tyre seksuale. Kështu ata i drejtohen bashkëmoshatarëve, duke u përfshirë në rrjete të sigurta ose jo të sigurta të informacionit.

Ndërkohë që një pjesë e prindërve të adoleshentëve pranojnë që fëmija i tyre mund të jetë i përfshirë në një lidhje intime. Gjithësesi në brendësi për ta mund të jetë diçka e paimagjinueshme që fëmija i tij 15, 16 vjeç, të mos jetë më i virgjër, që këtë virgjëri t’a ketë humbur në shtëpinë e një shoqeje, apo shoku kur kanë vajtur për të festuar një ditëlindje.
Megjithëse këto janë larg imagjinatës së prindit dhe ata nuk mund të bëjë asgjë për t’a kontrolluar dhe aq më pak ndaluar një gjë të tillë, ata preferojnë t’a pranojnë në parim një diçka të tillë, duke mos dashur të mendojnë më thellë për ato që mund ose s’mund të bëjë adoleshenti.
Seksualiteti në adoleshencë është një nga eksperiencat më unike dhe të papërsëritshme. Askush nuk mund të të tregojë eksperiencën e tij dhe të të thotë që edhe të tjerat do të jenë të ngjashme me të.
Gjithësecili, djalë apo vajzë duhet të jetë i lirë ta kuptojë, ta jetojë dhe ta përjetojë në mënyrën më individuale seksualitetin e tij/saj. Ne thjeshtë duhet ta orintojmë dhe informojmë drejtë, në atë se çfarë ata dëshirojnë.
No comments:
Post a Comment