Seksualiteti
i adoleshentëve, gabim i prindërve
shmangia e komunikimit.
Flet
psikologia Lira Gjika: Infeksionet seksualisht të transmetueshme si
epidemia e gripit
Mosha e marrëdhënieve seksuale është
ulur,ndërkohë që në familjet shqiptare nuk flitet shumë për seksin. Prindërit
evitojnë tema të tilla. Roli i shkollës është akoma e më i vogël. Përballë kësaj
situate sot kemi të rinj me informacion dhe edukim të cunguar mbi edukatën
seksuale. Studimet dëshmojnë se abortet dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme
në këto mosha janë në rritje. Po çfarë duhet të bëjnë prindërit dhe e gjithë
shoqëria për të zbutur këto fenomene. Në intervistën e saj psikologia tregon ku
duhet ndërhyrë.
Mosha e
marrëdhënieve seksuale të adoleshentët është ulur. .Ju jeni marrë me
psikologjinë e fëmijeve. Cfarë duhet të bëjmë ? Cili duhet te jete roli i prindërve
sot ?
Është një problem jo i ri.
Ndryshimi është që sot flitet dhe njerëzit janë bërë të ndërgjegjshëm se
ka ardhur koha ti mbrojnë fëmijët e tyre. Se me të vërtet një njeri, kur arrin
pjekurinë seksuale është i rritur për natyrën, por nuk është i rritur për njerëzoren,
për njeriun. Ai duhet të vazhdojë të rritet. Të merresh vetëm me sferën
seksuale do të thotë të jetosh në boshllëk. Dhe ne duhet ta shmangim
këtë duke i treguar fëmijës adoleshentit që ka edhe më për ty rritur, ka edhe më
për të zbuluar, ka edhe më për të arritur. Madje gjithë jetës njeriu ka me tepër për
të zbuluar te vetja. Ideja është të mos i bllokojmë fëmijët te ky problem. Një
12 vjeçar është fëmijë por nuk është i vogël, është i rritur. Prindërit duhet të
ndërgjegjësohen që nuk janë përgjegjësitë e një fëmijë të vogël që mendon për
seks. Një nënë që ka vajzën e saj 14 vjeç duhet të mendojë që asaj i shkon
mendja si të realizojë këtë ngacmim që është aq i fuqishëm. Një adoleshent, është
i eksituar dhe nuk di si ta menaxhojë këtë eksitim. Nuk e ka të ndërtuar. E ka
një masë pa kufij. Për ta ruajtur të mos humbë cilësi apo të mos konsumohet
rrugës duhet patur kujdes. Nga ana tjetër duhet patur kujdes për sëmundjet
seksualisht të transmetueshme dhe akoma për një problem më të madh që është
marrëdhënie me më të mëdhenj se vete. E them këtë sepse është në traditën tonë
që vajza 15 vjeçe martoheshin me burra të mëdhenj. Burrat e mëdhenj shohin për
vajza të gogla për të mos folur për pedofilinë. Të tilla marrëdhënie pengojnë
rritjen, pasi jepen eksperienca të gatshme që nuk lejojnë të njohësh veten. Seksualiteti
është shumë i rëndësishëm. Sepse është njohja e parë e njeriut që kur vijmë në
këtë jetë. Nuk të njeh njeri nuk të di njeri fytyrën, nuk të di emrin. Të dinë
gjininë ,prandaj është shumë e thellë tek njeriu . Pastaj është ajo që është
e natyrës, pa këtë ndarje pa këtë dyshe nuk do te kishte riprodhim, nuk do të kishte vazhdimësi të jetës. Këtu
qëndron kujdesi i të rriturve. Të mos kenë frikë ti ndihmojnë fëmijët që të
rriten. Të mos bëjnë atë pyetjen e tmerrshme “PSE” që nuk ka asnjë lloj përgjigje
që vetëm shton ndjenjën e fajit, shton konfuzitetin. Por ti thonë: Ka ndodhur
kjo? Hajde ta zgjidhim. Po fillon intimiteti. Ti rekomandojnë një mjeku
gjinekolog që ti mësojë si të mbrohet. Nuk ka kurajë prindi si t’ja thotë ta çojë
te specialisti. Ata mund t’i tregojnë si
të mbrohet jo vetëm për sëmundjet seksualisht të transmetueshme por edhe për
shtatëzanitë për ta nisur në kohën e duhur.
Çfarë ndodh
me një fëmijë të kësaj moshe? Si mund të ndihmohet konkretisht?
Fëmija sa do i ndërgjegjësuar të
jetë është duke u rritur .Ai duhet ndihmuar të përballojë veten, këtë
eksitim të fuqishëm që është brenda natyre. Ai duhet ndihmuar. Është detyrë e të
rriturve,nuk është detyrë e fëmijës. Natyrisht një fëmijë 12 –13 vjeç e
ka mendjen aty sepse aq I rritur është .Ai ka filluar te eksitohet ai ka
filluar të ndillet. Është në natyrë ndjellja .Natyrisht nga ndjellja duhet ta shpëtojmë.
Prandaj them është detyre e te rriturit, është e shkollës është mësuesve e
familjes qe ka përballe një adoleshent, jo ta shohë si një objekt të këndshëm për
ta shijuar. I shikojmë në rrugë si shihen vajzat por shihen edhe djemtë. Madje
djemtë shihen nga të dy sekset. Dhe ky është një problem qe nuk flitet pra është
tabu. Dhe gjerat për të cilat nuk flitet janë të frikshme. Ndërsa kur thuhet gjëja,
domethënë, njerëzit e mendojnë dhe fillon një farë kontrolli tek vetja,Mos jam
dhe unë kështu. Në më këtë mënyrë merren përgjegjësi. Edhe nënat nganjëherë me
djemtë nuk e kuptojnë veten. Nuk dinë të kontrollojnë veten. Bën pjesë në
edukimin. Jo çdo ndjenjë që provon duhet provuar. Njeriu duhet të zgjedhë. Këtu
ndryshon nga kafshët madje edhe ato dinë të zgjedhin.
Në lidhje me infeksionet seksualisht të trasnmetueshme
ne e kemi përmirësuar survejancën, pavarësisht mbikëqyrjes këto sëmundje janë
shtuar mund të na jepni mendimin tuaj pse ndodh kjo?
Kjo ndodh për shumë arsye ; një nga
arsyet është mungesa e informacionit tek të rinjtë. Natyrisht në studimet e
fundit që ISHP ka kryer,studimin demografik rezulton që mosha e marrëdhënieve
seksuale ka filluar të ulet. Diçka e tillë duhet të na verë në alarm dhe duhet
të shtojmë të gjitha mënyrat e komun8ikimit me të rinjtë në lidhje me infeksionet
seksualisht të transmetueshme. Unë mendoj që ne nuk bëjmë aq sa duhet në lidhje
me mjetet e komunikimit në lidhje me këto sëmundje. Sepse në aktualisht në marrëdhëniet
tona të komunikimit nuk përdorim ato mjete sociale që të rinjtë përdorin. Që
nga facebooku apo rrjete të tjera sociale. Pra ne jemi pak më të varfër në këtë
drejtim. Rinia dhe teknologjia ecin në një shkallë më të lartë kurse
informacioni i përcjellë në lidhje me shëndetin ecën në shkallë më të ulët. Pra
unë mendoj që ne duhet të rrisim mjetet e komunikimit. Duk shtuar komunikimin
me ta edhe sensibilizimi bëhet më i madh.
Meqë jemi
te komunikimi çfarë duhet tu themi te rinjve sot?
Ne duhet ti themi të rinjve që të
kryejnë marrëdhënie seksuale të mbrojtura. Duket një gjë shumë e thjeshtë,por që
nuk zbatohet nga të rinjtë. Natyrisht kërkon shumë punë që fillon që nga
shkollat dhe deri tek mjekët apo specialistët e shëndetit publik. Në duhet të
punojmë me mjekët e familjes sepse ata hyjnë në shtëpi dhe merren me të gjithë
familjen, natyrisht edhe me adoleshentët. Shëndeti i adoleshentëve duhet të jetë
një nga prioritetet sepse ata janë e ardhmja e vendit. Sëmundjet seksualisht të
transmetueshme lidhen jo vetëm me shëndetin e të rinjve,por edhe me shëndetin e
të porsalindurve japin infeksione dëmtime kongenitale pra kalon brez pas brezi
si të thuash. Nëse do të marrim shifrat për të gjithë gripin në sezonin e tij në
të gjithë vitin aq kemi një numër të barabartë me sëmundjet seksualisht të
transmetueshme që ne i quajmë epidemi e bardhë. Pra infeksione që nuk bihen në
sy, nuk shkaktojnë boom si gripi. Janë infeksione nëse do te marrim shifrat për
të gjithë gripin në sezonin e tij, në të gjithë vitin të shtrirë kemi një numër
të barabartë me sëmundjet e IST infeksionet seksualisht të transmetueshme ne i quajmë
epidemi e bardhë, pra infeksione qe nuk bien ne sy, nuk shkaktojnë boom si
gripi,janë infeksione të fshehura por janë aty, prandaj ne duhet te flasim
vazhdimisht për to dhe te rrisim ndërgjegjësimin .
Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni martesë të qetë.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.