Wednesday, March 27, 2013

Media Brenda Shkolles- Momente Pune



Lidhja e Gazatareve te Shendetit ne shkolla te ndryshme ne vend me projektin "Media Brenda Shkolles"

Sunday, January 6, 2013

Media Brenda Sholles "Hydajet Lezha" , Lezhe




Media Brenda Shkolles  ne rrugetimin e saj jashte Tirane , u ndal  ne qytetin e Lezhes, ne gjimnazin e vetem te qytetit Hydajet Lezha . Atje grupi i gazetareve ne kuader te projektit qe mbeshtet nga Agjencia per Mbrojtjen e Shoqerise Civile  zhvilloi nje ore te hapur mbi  tematiken qe ofron Media Brenda Shkolles,  projekt qe  ka si synim ndergjegjesimin e adoleshenteve dhe te rinjve ne lidhje me semundjet seksualisht te transmetueshme, kontracepsionin dhe abortin.

Ky projekt mori nje vemendje te fokusuar nga nxenesit e vitit te dyte te kesaj shkolle, te cilet pervec se ndoqen me interes dokumentarin e pergatitur nga grupi i gazetareve te shendetesise, u perfshine edhe ne debate e diskutime ne lidhje me raportet ndermjet djemve dhe vajzave ne adoleshence.Nxenesit e kesaj shkolle pohuan se informacionin e marrin kryesisht nga interneti, nga shoket ose motrat dhe vellezerit me te rritur , fushatat e ndryshme dhe shume pak nga prinderit . Kontaktet me mjekun e familjes jane inekzistente  ndersa mjeku I shkolles eshte pak larg  mentalitetit te tyre per  t’u bere strehez per biseda intime.

Mesuesit qe moren pjese ne kete aktivitet pohuan se problemet vijne ne me te shumten e rasteve nga mungesa e konsolidimit te raporteve “prinder-femi”, te cilat lene shume per te deshiruar ne drejtim te konsumimit te bisedave rreth ketyre temave.Sipas tyre as prinderit dhe as te rinjte nuk arrijne te kene nje bashkebisedim normal  ne kete drejtim per shkak te tabuve qe ekzistojne.

Media Brenda Shkolles, percolli tek ata informacion te bollshem si nepermjet dokumentarit ashtu edhe nepermjet zerit te specialisteve te shendetit publik. Ai u be pjese e rreth 50 nxenesve qe moren pjese ne aktivitetin e organizuar nga Lidhja e Gazetareve te Shendetit dhe Drejtoria e kesaj shkolle.
































Falenderime per drejtuesit dhe stafin pedagogjik te gjimnazit Hydajet Lezha ne Lezhe.



Lidhja e Gazetareve te Shendetit & Agjencia Per Mbrojtjen e Shoqerise Civile



MEDIA BRENDA SHKOLLES - "SHEJNAZE JUKA" , SHKODER







Media Brenda Shkolles ishte ne Dhjetor ne qytetin verior te Shkodres. Atje grupi i gazetareve zgjodhi gjimnazin e gjuheve te huaja Shejnaze Juka , per te prezantuar projektin qe mbeshtetet nga Agjencia per Mbrojtjen e Shoqerise civile. Ky projekt mori nje vemendje te larte nga nxenesit e vitit te pare te kesaj shkolle, te cilet pervec se ndoqen me interes dokumentarin e pergatitur nga grupi i gazetareve te shendetesise, u perfshine edhe ne debate e diskutime ne lidhje me raportet ndermjet djemve dhe vajzave ne adoleshence.Nxenesit e kesaj shkolle pohuan se informacionin e marrin kryesisht nga interneti, fushatat e ndryshme dhe shume pak nga prinderit . Kontaktet me mjekun e familjes pothuajse nuk ekzistojne ndersa shkollat ne kete qytet nuk kane nje mjek te punuar ku ata mund te drejtohen per cdo problem, dileme, apo edhe bisede informuese.
Media Brenda Shkolles, percolli tek ata informacion te bollshem si nepermjet dokumentarit ashtu edhe nepermjet zerit te specialisteve te shendetit publik. Ai u be pjese e rreth 50 nxnesve qe moren pjese ne aktivitetin e organizuar nga Lidhja e Gazetareve te Shendetit dhe Drejtoria e kesaj shkolle.

Falenderime per drejtuesit dhe stafin pedagogjik te gjimnazit Shejnaze Juka .

















           LIDHJA E GAZETAREVE TE SHENDETIT
                 
                                        &

AGJENCIA PER MBROJTJEN E SHOQERISE CIVILE.

Saturday, December 15, 2012

Po rritet ndjeshëm numri i aborteve te moshat e vogla.Duhet të përdoren metodat kontraceptive



“Po rritet ndjeshëm numri i  aborteve te moshat e vogla”




Flet mjekja Rubena Moisiu: Duhet të përdoren metodat kontraceptive

Numri i përgjithshëm i aborteve ka pësuar ulje ndërkohë që janë shtuar rastet tek adoleshentët. Sipas mjekëve gjinekologë, kryerja e një aborti sidomos në moshë të re ka pasoja mjaft të rënda për shëndetin. Në intervistën e saj për  gazetën, drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu tregon cilat janë këto pasoja  dhe pse ka rëndësi sensibilizimi për metodat kontraceptive e këshillimi me mjekët.

Sa problem është aborti sot në vendin tonë ?

Unë mund t’ju flas në bazë të shifrave dhe më pas në bazë të atyre që ne mund të marrim vesh më mbrapa, pra pasi kryet procedura. Përsa u përket shifrave, ne kemi një numër më të ulët për 2011 krahasuar me 2010. Ndërpreje vullnetare për vitin 2011 janë vetëm 405 si numër, pra aborte nga 0-12 javë e shtatëzanisë, ajo çka është legale dhe që mund ta kryejë  çdo grua me dëshirën e saj, kjo sigurisht nuk ka vlerë për minorenët  se për moshën nën 18 vjeç duhet konsensusi i prindit, ose i tutorit  për ata që nuk jetojnë me familjen. Kështu që si numër është mjaft  më i ulët  dhe ka  qenë diku tek 620 për vitin 2010. Kemi një rënie të numrit të aborteve. Mbase unë e konsideroj si një nga sukseset e planifikimit familjar pasi aborti nuk duhet të konsiderohet  si metode e planifikimit familjar, është dështim i planifikimit familjar por jo metodë. Por që mund të ketë edhe shumë arsye të tjera për uljen e numrit të aborteve  të cilat unë nuk mund t’i di me siguri. Mund të jetë edhe një numër i madh klinikash private të hapura të licencuara për të kryer aborte dhe mbase për arsye privatësie shumë gra mund të shkojnë aty. Ose mund të ketë një ulje në total të numrit të aborteve në gjithë Shqipërinë, unë këtë nuk e di, siç ka edhe ulje të numrit të lindjeve. Kjo është e ditur statistikisht që është gati gjysmë për gjysmë numri i lindjeve në krahasim me 10 vjet më parë.

Cilat janë shkaqet që  çojnë në kryerjen e një aborti?

Në bazë të ligjit atyre nuk ju kërkohet të tregojnë shkakun, nuk janë fare të detyruara të tregojnë shkakun thjesht vijnë këtu  me dëshirën për të kryer një procedurë. Kur paguajnë një faturë karshi shtetit është  e përcaktuar  saktë dhe fikse  dhe nuk janë të detyra të tregojnë shkakun. Ne kemi luksin të kemi psikologe në institucionin tonë, e cila merr kontakte  me to pas kryerjes së procedurës, përpara zakonisht nuk ka dëshirë të flasë asnjëra, dhe më pas mund të thonë ndonjë arsye. Rezulton që arsyeja kryesore është ajo ekonomike, që do të thotë kanë dy tre ose me shumë fëmijë dhe nuk dëshirojnë të kenë fëmijë të tjerë dhe arsyeja e dytë janë lidhjet jashtëmartesore.

Cila është mosha më  e vogël që ka abortuar në maternitetin tuaj?

Tek ne mosha më e ulët ka qenë 14 vjeç, por bën përshtypje fakti që megjithë rënien në total të numrit të aborteve , përqindja e aborteve që zë  grupmosha 14-18 vjeç ka ardhur në rritje , mund të them që zë rreth 8 % të numrit në total të aborteve , kjo shifër ka qenë shumë e ulët më parë tek 2 apo 3%. Pra ka një rritje të përqindjes që zë  në volumin total. Nuk është se është një numër shumë i artë por progresivisht po vjen në rritje nga viti në vit.

Duke qenë se kemi nëj rritje të numrit ët adoleshentëve që kryejnë abort, cili është apeli juaj?

Në ditët e sotme ka shumë mënyra për të marrë informacion lidhur me metodat që bëjnë të mundur parandalimin e një shtatëzanie të padëshirur. Sot të rinjtë po të hyjnë në internet  kanë informacion të saktë, edhe nëpër shkolla bëhet edukatë seksuale, pra ata kanë mundësi për të marrë informacionin, kanë akses për ti arritur metodat, sepse çdo lloj metode që ata mund të preferojnë është lehtësisht e gjendur në farmaci apo maternitete, ndaj unë do t’ju këshilloja të marrin sa më shumë informacion por asnjëherë të mos vendosin vetë për metodën që do të zgjedhin, gjithmonë metoda duhet zgjedhur  në bashkëpunim dhe në këshillim me mjekun obstetër gjinekolog dhe jo thjeshtë në kokën e tyre sepse na ka ndodhur shpesh që  kanë nisur një metodë kontraceptive le të themi  me kokën e tyre pa u këshilluar me mjekun dhe  më pas kanë ndodhur gabime ose dështim të metodës kontraceptive deri në shtatzëni  sepse nuk janë këshilluar me mjekun.


Cilat janë pasojat e një aborti?

Nuk po ju hy dëmtimeve psikologjike pasi edhe ana psikologjike është mjaft ndikuese në këto raste, shumë nga këto vajza më tej kanë frike të kryejnë marrëdhënie  sepse kanë frikë nga një shtazani tjetër e padëshiruar, marrin edhe një farë fobie nga gjinia e kundërt dhe e përjetojnë atë abort mjaft keq. Por dua t’u hyj pasojave mjekësor që lë aborti dhe sidomos aborti i parë dhe sidomos kur bëhet në një moshë mjaft të re kur akoma pjekuria e organizmit nuk ka arritur  kulimin  e saj  fillojnë që nga infeksionet e lehta, të cilat janë mbase lehtësisht të kurueshme, por që këto infeksionet e lehta nëse nuk kurohen mund të kalojnë deri në infeksion të tubave, mund të kalojnë deri në  faktin që kjo vajzë mund të mos jetë në gjendje më të riprodhojë atëherë kur ajo do të të dojë fëmijë, dhe kjo vetëm për  hir të infeksionit ë marrë nga një abort. Dhe ajo çka është akoma më e rëndë  mund të ndodhi gjatë kryerjes së procedurës një komplikacion që ne e quajmë perforacion por që e thënë shqip është shpim i hapësirës së mitrës, është një komplikacion që njihet fatmirësisht ndodh rrallë por mund të ndodh dhe ka raste të cilat kanë përfunduar në heqjen e mitrës pas këtij komplikacioni që do të thotë ti thotë lamtumirë përgjithmonë mundësisë për tu bërë nënë. 


Lidhja e Gazetareve te Shendetit & Agjencia Per Mbrojtjen e Shoqerise Civile

Friday, December 14, 2012

MEDIA BRENDA SHKOLLES "OLSI LASKO" SHKOZET , DURRES


Lidhja e Gazetareve te Shendetit me mbeshtetjen e AMSHC-se ( Agjencise per mbrojtjen e Shoqerise Civile) ne shkollen Olsia Lasko ne Shkozet, Durres, me projektin "Media Brenda Shkolles" per ndegjegjesimin e te rinjve ne lidhje me semundjet seksualisht te transmetueshme, HIV/AIDS dhe Abortin.


LGSH & AMSHC 

Tuesday, December 11, 2012



Seksualiteti i adoleshentëve, gabim i  prindërve shmangia e komunikimit.


Flet psikologia Lira Gjika: Infeksionet seksualisht të transmetueshme si epidemia e gripit

Mosha e marrëdhënieve seksuale është ulur,ndërkohë që në familjet shqiptare nuk flitet shumë për seksin. Prindërit evitojnë tema të tilla. Roli i shkollës është akoma e më i vogël. Përballë kësaj situate sot kemi të rinj me informacion dhe edukim të cunguar mbi edukatën seksuale. Studimet dëshmojnë se abortet dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme në këto mosha janë në rritje. Po çfarë duhet të bëjnë prindërit dhe e gjithë shoqëria për të zbutur këto fenomene. Në intervistën e saj psikologia tregon ku duhet ndërhyrë.

Mosha e marrëdhënieve seksuale të adoleshentët është ulur. .Ju jeni marrë me psikologjinë e fëmijeve. Cfarë duhet të bëjmë ? Cili duhet te jete roli i prindërve sot ?

Është një problem jo i ri. Ndryshimi është që sot flitet dhe njerëzit janë bërë të ndërgjegjshëm  se ka ardhur koha ti mbrojnë fëmijët e tyre. Se me të vërtet një njeri, kur arrin pjekurinë seksuale është i rritur për natyrën, por nuk është i rritur për njerëzoren, për njeriun. Ai duhet të vazhdojë të rritet. Të merresh vetëm me sferën seksuale do të thotë të jetosh në boshllëk.  Dhe ne duhet ta shmangim këtë duke i treguar fëmijës adoleshentit që ka edhe më për ty rritur, ka edhe më për të zbuluar, ka edhe më për të arritur.  Madje gjithë jetës  njeriu ka me tepër për të zbuluar te vetja. Ideja është të mos i bllokojmë fëmijët te ky problem. Një 12 vjeçar është fëmijë por nuk është i vogël, është i rritur. Prindërit duhet të ndërgjegjësohen që nuk janë përgjegjësitë e një fëmijë të vogël që mendon për seks. Një nënë që ka vajzën e saj 14 vjeç duhet të mendojë që asaj i shkon mendja si të realizojë këtë ngacmim që është aq i fuqishëm. Një adoleshent, është i eksituar dhe nuk di si ta menaxhojë këtë eksitim. Nuk e ka të ndërtuar. E ka një masë pa kufij. Për ta ruajtur të mos humbë cilësi apo të mos konsumohet rrugës duhet patur kujdes. Nga ana tjetër duhet patur kujdes për sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe akoma për një problem më të madh që është marrëdhënie me më të mëdhenj se vete. E them këtë sepse është në traditën tonë që vajza 15 vjeçe martoheshin me burra të mëdhenj. Burrat e mëdhenj shohin për vajza të gogla për të mos folur për pedofilinë. Të tilla marrëdhënie pengojnë rritjen, pasi jepen eksperienca të gatshme që nuk lejojnë të njohësh veten. Seksualiteti është shumë i rëndësishëm. Sepse është njohja e parë e njeriut që kur vijmë në këtë jetë. Nuk të njeh njeri nuk të di njeri fytyrën, nuk të di emrin. Të dinë gjininë ,prandaj është shumë e thellë tek njeriu . Pastaj është ajo që është e natyrës, pa këtë ndarje pa këtë dyshe nuk do te kishte riprodhim,  nuk do të  kishte vazhdimësi të jetës. Këtu qëndron kujdesi i të rriturve. Të mos kenë frikë ti ndihmojnë fëmijët që të rriten. Të mos bëjnë atë pyetjen e tmerrshme “PSE” që nuk ka asnjë lloj përgjigje që vetëm shton ndjenjën e fajit, shton konfuzitetin. Por ti thonë: Ka ndodhur kjo? Hajde ta zgjidhim. Po fillon intimiteti. Ti rekomandojnë një mjeku gjinekolog që ti mësojë si të mbrohet. Nuk ka kurajë prindi si t’ja thotë ta çojë te specialisti.  Ata mund t’i tregojnë si të mbrohet jo vetëm për sëmundjet seksualisht të transmetueshme por edhe për shtatëzanitë për ta nisur në kohën e duhur.

Çfarë ndodh me një fëmijë të kësaj moshe? Si mund të ndihmohet konkretisht?

Fëmija sa do i ndërgjegjësuar të jetë  është duke u rritur .Ai duhet ndihmuar të përballojë veten, këtë eksitim të fuqishëm që është brenda natyre. Ai duhet ndihmuar. Është detyrë e të rriturve,nuk është detyrë e fëmijës. Natyrisht  një fëmijë 12 –13 vjeç e ka mendjen aty sepse aq I rritur është .Ai ka filluar te eksitohet ai ka filluar të ndillet. Është në natyrë ndjellja .Natyrisht nga ndjellja duhet ta shpëtojmë. Prandaj them është detyre e te rriturit, është e shkollës është mësuesve e familjes qe ka përballe një adoleshent, jo ta shohë si një objekt të këndshëm për ta shijuar. I shikojmë në rrugë si shihen vajzat por shihen edhe djemtë. Madje djemtë shihen nga të dy sekset. Dhe ky është një problem qe nuk flitet pra është tabu. Dhe gjerat për të cilat nuk flitet janë të frikshme. Ndërsa kur thuhet gjëja, domethënë, njerëzit e mendojnë dhe fillon një farë kontrolli tek vetja,Mos jam dhe unë kështu. Në më këtë mënyrë merren përgjegjësi. Edhe nënat nganjëherë me djemtë nuk e kuptojnë veten. Nuk dinë të kontrollojnë veten. Bën pjesë në edukimin. Jo çdo ndjenjë që provon duhet provuar. Njeriu duhet të zgjedhë. Këtu ndryshon nga kafshët madje edhe ato dinë të zgjedhin. 

Në  lidhje me infeksionet seksualisht të trasnmetueshme ne e kemi përmirësuar survejancën, pavarësisht mbikëqyrjes këto sëmundje janë shtuar mund të na jepni mendimin tuaj pse ndodh kjo?

Kjo ndodh për shumë arsye ;  një nga arsyet është mungesa e informacionit tek të rinjtë. Natyrisht në studimet e fundit që ISHP ka kryer,studimin demografik rezulton që mosha e marrëdhënieve seksuale ka filluar të ulet. Diçka e tillë duhet të na verë në alarm dhe duhet të shtojmë të gjitha mënyrat e komun8ikimit me të rinjtë në lidhje me infeksionet seksualisht të transmetueshme. Unë mendoj që ne nuk bëjmë aq sa duhet në lidhje me mjetet e komunikimit në lidhje me këto sëmundje. Sepse në aktualisht në marrëdhëniet tona të komunikimit nuk përdorim ato mjete sociale që të rinjtë përdorin. Që nga facebooku apo rrjete të tjera sociale. Pra ne jemi pak më të varfër në këtë drejtim. Rinia dhe teknologjia ecin në një shkallë më të lartë kurse informacioni i përcjellë në lidhje me shëndetin ecën në shkallë më të ulët. Pra unë mendoj që ne duhet të rrisim mjetet e komunikimit. Duk shtuar komunikimin me ta edhe sensibilizimi bëhet më i madh. 

Meqë jemi te komunikimi çfarë duhet tu themi te rinjve sot?

Ne duhet ti themi të rinjve që të kryejnë marrëdhënie seksuale të mbrojtura. Duket një gjë shumë e thjeshtë,por që nuk zbatohet nga të rinjtë. Natyrisht kërkon shumë punë që fillon që nga shkollat dhe deri tek mjekët apo specialistët e shëndetit publik. Në duhet të punojmë me mjekët e familjes sepse ata hyjnë në shtëpi dhe merren me të gjithë familjen, natyrisht edhe me adoleshentët. Shëndeti i adoleshentëve duhet të jetë një nga prioritetet sepse ata janë e ardhmja e vendit. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme lidhen jo vetëm me shëndetin e të rinjve,por edhe me shëndetin e të porsalindurve japin infeksione dëmtime kongenitale pra kalon brez pas brezi si të thuash. Nëse do të marrim shifrat për të gjithë gripin në sezonin e tij në të gjithë vitin aq kemi një numër të barabartë me sëmundjet seksualisht të transmetueshme që ne i quajmë epidemi e bardhë. Pra infeksione që nuk bihen në sy, nuk shkaktojnë boom si gripi. Janë infeksione nëse do te marrim shifrat për të gjithë gripin në sezonin e tij, në të gjithë vitin të shtrirë kemi një numër të barabartë me sëmundjet e IST infeksionet seksualisht të transmetueshme ne i quajmë epidemi e bardhë, pra infeksione qe nuk bien ne sy, nuk shkaktojnë boom si gripi,janë infeksione të fshehura por janë aty, prandaj ne duhet te flasim vazhdimisht për to dhe te  rrisim ndërgjegjësimin .


Saturday, December 8, 2012

MEDIA BRENDA SHKOLLES - TVSH





Lidhja e Gazetareve te Shendetit prezantojne ne TVSH projektin: 

"Media Brenda Shkolles" mbeshtetur nga AGJENCIA PER MBROJTJEN E SHOQERISE CIVILE



E ftuar ne studio Brunilda Cami Hazisi, gazetare e Tv Klan, perfaqesuese e Lidhjes se 

Gazetareve te Shendetit.



LGSH & AMSHC & TVSH